Shifra alarmante: Për 1 javë, 5 të vdekur e 80 të infektuar në Mitrovicë

Publikuar më:

Mitrovica është kthyer në një prej qyteteve më të prekura nga COVID-19.


Brenda shtatë ditëve janë regjistruar 5 vdekje, një nga to sot.

“Jepi zë” ka mësuar se në këto shtatë ditë, janë konfirmuar edhe 80 persona të infektuar.

Vdekjet, siç u raportua nga gazeta, vijnë nga fshatra si Kçiqi, Koshtova, Selaci, Reka e qendra e qytetit.

Ndërkohë që rastet e reja kanë përfshirë të gjitha lagjet dhe thuajse të gjitha fshatrat e Mitrovicës.

Ndryshe, vetëm sot në Mitrovicë me rrethinë janë regjistruar 8 raste të reja dhe një person ka vdekur. Viktima ishte nga qendra e qytetit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.