Sërish aksident tek “rruga e vdekjes” në Vushtrri

Publikuar më:

Një aksident ka ndodhur në udhëkryqin në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, afër “Ciao Berto”, sipas burimeve nga vendi i ngjarjes në aksident janë perfshirë dy vetura.


Aty janë edhe njesitet policore që po merren me ekzaminimin e vendit të ngjarjes, ende nuk ka raport zyrtar për të lënduar, përveç dëmeve materiale që janë evidente.

Mungesa e semaforëve në këtë udhëkryq është fajësuar shumë herë për këto aksidente të shpeshta që po ndodhin në këtë udhëkryq.

Madje, banorët e kësaj rruge kanë protestuar disa herë për vendosjen e semaforëve dhe për kontroll më të madh në këtë pjesë.

JU REKOMANDOJMË