Rrëzohet nga kati i tretë derisa ishte duke punuar, 21-vjeçari dërgohet me urgjencë në QKUK

Publikuar më:

Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët pësojnë lëndime në vendet e tyre të punës.

E një rast i tillë është raportuar dje në rrugën ‘Ndue  Përlleshi’ në kryeqytet, ku një 21-vjeçar është lënduar teksa po punonte në një ndërtesë.

Burimet e sinjali brenda QKUK-së bëjnë të ditur se ai ishte dërguar me urgjencë për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ishte rrëzuar nga kati i tretë i ndërtesës ku po punonte.

Pas intervenimit të mjekëve, gjendja shëndetësore e 21-vjeçarit është stabile dhe i njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, ku njësitet policore kanë shkuar në spital për të intervistuar punëtorin, i cili ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia.

Ndërkohë në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar edhe pronari i kompanisë ku punon 21-vjeçari dhe i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

JU REKOMANDOJMË