Nga hapat e parë të jetës në Neonatologji e deri te kujdesi i specializuar në Dializë e Kirurgji, stafi ynë ka shërbyer me përkushtim në mbi 18 profile të ndryshme mjekësore në kuadër të ambulancave specialistike.
Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka përmbyllur tremujorin e parë të vitit me një rekord vizitash në ambulancat specialistike, në tre mujorin e parë të vitit 2026.
Gjithsej janë kryer 45,300 vizita mjekësore, duke dëshmuar një vëllim të jashtëzakonshëm pune dhe efikasiteti në shërbim të qytetarëve.
Ky numër i madh vizitash dhe konsultimesh mjekësore është arritur falë punës dhe përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve në repartet si:
Kirurgji, Ortopedi, Urologji, Oftalmologji, Gjinekologji me Obstetrikë, ORL, Pediatri, Neonatologji,Interno, Infektivë, Neurologji, Psikiatri, Pulmologji, Emergjencë, Hemodializë, Fiziatri, si dhe Dermatovenerologji.





