Rekord i zi: 16 të vdekur nga COVID-19 për 24 orë në Kosovë

Publikuar më:

Numër alarmant i viktimave nga Coronavirusi është shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.


IKSHPK njofton për gjithsej 16 të vdekur, shifra kjo më e lartë e viktimave e shënuar ndonjëherë, shkruan Reporteri.

Viktimat njoftohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Me vdekjet e fundit, numri total i personave që kanë humbur jetën nga coronavirusi në Kosovë është 212.

Gjatë 24 orëve janë konfirmuar po ashtu edhe numër i lartë i rasteve pozitive, gjithsej 258, gjersa është njoftuar edhe për 196 të shëruar.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 53 raste, komuna Pejë 28 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Ferizaj 18 raste, komuna Fushë Kosovë 15 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Kllokot 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit dhe Rahovec.

Aktualisht numri i rasteve aktive në vend  është 3.429.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.