Qytetari nga Mitrovica: Nga mbrëmë po paguajmë 80 euro për 50 kg miell

Publikuar më:

Prej mbrëmë kur Qeveria e Kosovës ndërmori masa për parandalimin e virusit Covid 19, qytetarët janë alarmuar duke blerë produkte ushqimore e farmaceutike me shumicë.


Madje, mbrëmë e po vazhdohet edhe sot të ketë tollovi në shumë markete, farmaci e kompani të miellit.

Shqetësues është fakti që bizneset po përfitojnë nga ky rast – ka ngritje tejet të larta të çmimit sidomos në produktet ushqimore.

Një qytetar ka raportuar tek “Insajder” duke dërguar pamje nga kompania e mullirit në Zhabar të Mitrovicë – ku shihen veturat me qytetarë të cilët presin në radhë për t’u furnizuar.

I njëjti qytetar i ka thënë Insajderit se para se të ndërmerrej vendimi i Qeverisë 50 kilogram miell kanë kushtuar 20 deri në 25 euro, ndërsa sot 50 kg po shiten me çmim prej 80 euro.

“Prej dje janë këto tollovi tek mullini i Zhabarit në Mitrovicë. Para panikes 50 kg miell kanë kushtuar 20 deri 25 euro…. sot 50 kg miell po shiten me çmim prej 80 euro…. kjo nuk është normale”,  mesazhi i plotë i qytetarit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.