Qytetari fluturon nga Brukseli me 100 fishekë në aeroportin e Prishtinës, kapet nga policia

Publikuar më:

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në valixhen e një udhëtari që po udhëtonte nga Brukseli për në Prishtinë, janë gjetur 100 fishekë 8 mm.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Dogana ka bërë me dije se për arsye të natyrës së mallit, rasti konform procedurës i është dorëzuar policisë.

“Përmes linjës së fluturimit Bruksel – Prishtinë ka arritur një udhëtar i cili ka kaluar në kanalin e gjelbër dhe është selektuar për kontroll nga oficerët doganor. Pas imazheve të skanimit është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes dhe gjatë kontrollit fizik të valixhes është hasur në mall të ndaluar respektivisht fishek 8 mm në sasi prej 100 copë.

Për arsye të natyrës së mallit, pasi hyn në kategorinë e mallrave të ndaluara për import, pa leje përkatëse, rasti konform procedurës i është dorëzuar policisë”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.