Gjendet një raketë që mendohet se ka vlerë 200 mijë euro, i takon NATO-s

Publikuar më:

Ekipet e KFOR-it finlandez, Policia e Kosovës dhe njësiti për deminim i FSK-së qysh nga mbrëmja e kaluar gjenden tek Prishtina e Re, për shkak se u dyshua për një mjet shpërthyes teksa po kryheshin disa gërmime.

Detaje lidhur me këtë rast ka dhënë gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj.

“Mund të konfirmojmë se pak minuta më herët është bërë edhe tërheqja e mjetit e cila dyshohet të jetë raketë e NATO-s e shfrytëzuar gjatë luftës së fundit në Kosovë”, tha ajo.
Sipas informacioneve të gazetares, raketa ka vlerën e rreth 200 mijë dollarëve, ndërsa e njëjta është përdorur për gjuajtje ndaj mbrojtjeve ajrore dhe antenat.

JU REKOMANDOJMË