Qytetarët kërkojnë shkarkimin e Naser Mujës pasi bëri dasëm, Agim Bahtiri heshtë pasi e ka “baballak” të djalit

Publikuar më:

Para dy netësh, drejtori i Komunës së Mitrovicës, Naser Muja, ka martuar djalin A. Muja, për të cilin ka organizuar edhe ceremoni.


“Jepi zë” ka marrë vesh nga burime brenda Policisë se dasma është mbajtur në Hotel Lux dhe më pas është ndërprerë, pasi nuk lejohet me ligj.

“Zyrtarë policorë me të marrë informacionin, kanë dalë në terren bashkë me inspektoratin. Dasma është ndërprerë, ndërkaq nuk ka pasur të arrestuar”, kanë thënë nga Policia për Jepi zë.

Gazeta ka provuar të flas edhe me drejtorin në fjalë, Naser Mujën, mirëpo ai nuk është përgjigjur në telefonatë e nuk ka kthyer as përgjigje me SMS.

“Jepi zë” kishte siguruar pamje nga dasma që, sipas vendimit të Qeverisë, është shkelje ligjore e dënueshme.

E për veprimin e drejtorit, përveç tij, nuk është deklaruar as kryetari Agim Bahtiri. Shumë qytetarë kanë kërkuar shkarkimin e tij, por i pari i Komunës nuk po përfill as shkeljen e as thirrjet.

Mirëpo, siç dihet publikisht, kryetari Bahtiri e ka të pamundur shkarkimin e drejtorit Muja, pasi e ka mik shtëpie. Djali i kryetarit Bahtiri është i martuar me vajzën e drejtorit.

Ndryshe, në Mitrovicë po vazhdojnë të mbahen dasmat edhe pse nuk lejohet. Inspektorati, sipas informacioneve, ka shqiptatuar edhe gjoba.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.