Punëtorët e “Lin Project” punojnë të shtunën e të dielën, madje deri pas mesnate

Publikuar më:

Gjatë natës së kaluar, disa punëtorë kishin punuar deri rreth orës 2 të mëngjesit. Dëshmitarë i kanë treguar “Jepi zë” që ata kanë punuar gjatë tërë natës së kaluar.


Po ashtu, një gjë e tillë ka ndodhur edhe sonte, ku videoja e dërguar në adresë të “jepi zë” është realizuar pas orës 21:00.

Një qytetar është ankuar për zhurmën që kanë shkaktuar makineritë në orët e vona, e gjithashtu në një ditë fundjave.

Video e të shtunës

Një tjetër qytetar shqetësohet për fatin e punëtorëve, të cilët thotë se po punojnë në ditët kur shumica e punëtorëve pushojnë.

Video e të dielës

Vlen të theksohet se këto punë janë kryer deri në orët e vona gjatë këtyre dy ditëve të fundjavës. Videot janë të së shtunës dhe të dielës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.