Prapaskenat e mbledhjes urgjente: Agim Bahtiri deshi të dorëhiqej

Publikuar më:

Një ftesë e papritur shkoi për zyrtarët e lartë komunalë rreth orës 19:00. Ata u ftuan për një mbledhje të jashtëzakonshme në orën 21:00.

Drejtorët u paralajmëruan për disa shkarkime, por të cilat nuk ndodhën. Mirëpo, “Jepi zë” ka mësuar se Bahtiri i ra pishman vetëm për mbrëmë, pasi shkarkimi i drejtorëve pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme.

Deri tash dihet se në listën e drejtorëve që presin të shkarkohen janë katër të tillë, e për të cilët raportoi mbrëmë gazeta.

Ndërkohë, një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur para mbledhjes. Ka qenë vetë kryetari Bahtiri që ka përmendur një dorëheqje të tij.

Një burim i “Jepi zë” brenda Komunës, ka thënë se kryetari e përmendi dorëheqjen e tij. Nuk dihen arsyet përse u bë pishman, mirëpo burime nga afër zyrës së kryetarit u konfirmua se ai kishte përmendur “arsye personale”.

E këtë takim të jashtëzakonshëm në Komunë dhe paralajmërimin e Bahtirit për dorëheqje, e ka paraprirë një takim i Bahtiri me një zyrtar të lartë të shtetit. Arsyet e takimit nuk dihen.

Ndryshe, në takimin e mbrëmshëm, Agim Bahtiri u kërkoi drejtorëve të tij të dorëzojnë projekte që pritet të investohen nga Qeveria Kurti.

JU REKOMANDOJMË