Policia shtrëngon dorën: Dënon 70 euro një mitrovicas që ecte në rrugë pa maskë

Publikuar më:

Rreth orës 12:00 të mesditës, qytetari Afrim D., ishte duke ecur rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, kur përpara i doli një zyrtar policor.


Ai nuk kishte të vendosur maskë, andaj u ndalua nga zyrtari policor, i cili nuk e la të kalonte edhe aq lehtë, duke i shqiptuar gjobë.

“Jepi zë” ka arritur të sigurojë gjobën dhe momentin kur qytetari u dënua, bashkë me kalimtarin tjetër që ecte me të.

Siç shihet në dokumentin e siguruar, Afrimi u dënua me 70 euro për mosvënie të maskës, që është i obligueshëm në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë.

 

Dëshmitari i ka thënë gazetës se sjellja e qytetarit që u dënua ishte e mirë, dhe nuk kishte hezituar ta pranonte gjobën. Ndërkohë, sjelljen e policit e konsideron korrekte dhe dënimin si të domosdoshëm.

Sidoqoftë, Policia deri tash nuk ka shqiptuar edhe shumë gjoba, pasi ka aplikuar masën e vërejtjes për qytetarët, duke marrë emrin e shkelësit dhe duke e future në një sistem vërejtjesh.

Ndryshe, Kosova tani po regjistron një ulje trendi të të infektuarve, mirëpo niveli i vdekjeve është mjaft i lartë. Vetëm sot kanë vdekur 8 persona.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.