Policia kap 1 mijë euro false në Skënderaj, arrestohet një 22 vjeçar

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë orëve të natës të datës 15 prill 2021,patrulla policore në Skenderaj, ka ndaluar një veturë me targa vendore në të cilën ndodheshin drejtuesi dhe dy pasagjerë.


Zyrtarët policorë gjatë ndaljes dhe komunikimit me drejtuesin e veturës tanimë të dyshuarin kanë vlerësuar si të nevojshëm një kontroll të detajuar të veturës.

“Si rezultat i veprimeve të ndërmarra gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit kanë hasur në një sasi të parave (kartëmonedhave) në bankënota të ndryshme, në vlerë 1030 € (njëmijë e tridhjetë euro), të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Në cilësi të provave materiale nga ana e krim- teknikës janë evidentuar dhe sekuestruar:41 (katërdhjetë e një) monedha nga 10 euro dhe 31 (tridhjetë e një) monedha nga 20 euro.”, thuhet në njoftim.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari A.V., 22 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘Falsifikim i parasë’

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.