Policia arreston 2 drenicakë, organizuan dasëm dhe gjuajtën me kallash

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Kllodernicë të Skenderajt, të cilët mbajtën dasëm por edhe gjuajtën me kallash.


Sipas Policisë, dy personat i ka arrestuar për veprën e njëjtë, shkruan “Jepi zë”.

“Në ora 11:00 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në një aheng kishte gjuajtur me armë zjarri. I dyshuari ka pranuar për veprën, dhe nga policia iu është sekuestruar një armë AK-47 dhe një karikator me dy fishek. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurort është liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia për të arrestuarin e parë.

“Në ora 11:11 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në një aheng kishte gjuajtur me armë zjarri. I dyshuari ka pranuar për veprën, dhe nga policia iu është sekuestruar një armë AK-47 dhe një karikator me katër fishek. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurort është liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia për personin e dytë.

Ndryshe, duhet theksuar se mbajtja e dasmave është e ndaluar po ashtu, sipas ligjit për masat anti-Covid.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.