Përleshje brutale në Drenas, vëllezërit rrahen 3 me 1 me fqinjin – shkak prona

Publikuar më:

Një ngatërresë mes disa personave ka ndodhur mbrëmë, në fshatin Fushticë të Epërme të Drenasit. Përleshja, motivi i së cilës dyshohet te jetë një mosmarrëveshje për pronë, ka bërë që konflikti verbal mes fqinjëve të eskalojë deri në rrahje.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se në përleshje janë përfshirë katër persona, 3 vëllezër në një anë dhe fqinji i tyre në anën tjetër. Sipas burimeve brenda Emergjencës lëndime serioze ka pësuar ky i fundit, pasi u rrah nga të dyshuarit, të cilët ia dëmtuan edhe veturën.

Sinjali mëson se pas trajtimit në Drenas, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të vazhduar tretmanin.

JU REKOMANDOJMË