Pas raportimeve të “Jepi zë” për manipulime në konkursin për mësues, thirret seancë e jashtëzakonshme

Publikuar më:

Kuvendi Komunal i Komunës së Mitrovicës do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme ditën e premtë.


Seanca që do të nis në orën 10:00 është thirrur për  të diskutuar lidhur me parregullsitë e konkursit të fundit të shpallur nga Drejtoria e Arsimit, e për të cilën kishte raportuar “jepi zë”.

Kërkesën për këtë seancë e kishte bërë grupi i asamblistëve të PDK-së, të cilët edhe në seancën e kaluar kërkuan ta fusin si pikë të rendit të ditës.

Ndërkohë, drejtori Egzon Jashari kishte munguar seancën e kaluar.

Ndryshe, “Jepi zë” ka raportuar disa herë dhe kishte ofruar fakte për disa manipulime në konkursin për mësimdhënës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.