Pas raportimeve të “Jepi zë”, Komuna vendos udhëzues tek Porta: Mbyllni sytë dhe futuni me maska, qëndroni më pak se 5 sekonda

Publikuar më:

Një Portë Dezinfektuese është vendosur në sheshin e Mitrovicës, e cila ka ngjallur interesimin e shumë qytetarëve, të cilët u futën për t’u dezinfektuar.


Ka qenë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, që e ka prezantuar këtë projekt, duke thënë se është donacion nga djemtë e tij. Sipas Bahtirit, në këtë Portë po bëhet dezinfektim me një lloj të alkoolit.

“Jepi zë” kishte biseduar me një farmacist dhe ekspert të elementeve kimike, të cilët janë shprehur skeptikë lidhur me këtë Portë. Ata shprehën të shqetësuar meqë akoma nuk dihet se çfarë përmbajtje po lëshohet në këtë portë. Sipas tyre, alkooli nuk duhet hedhur në sy dhe organe respiratore.

Për këtë çështje, “Jepi zë” është munduar të flas me Komunën. Që javën e kaluar ishin dorëzuar pyetjet në e-mailin e zëdhënëses së Komunës, mirëpo nuk ishin përgjigjur.

Mirëpo, Komuna i ka konfirmuar raportimet e “jepi zë”, pasi sot e ka vendosur një udhëzues të përdorimit, ku thuhet se nuk duhet të hyni pa maskë dhe me sy të hapur. Madje, aty thuhet se edhe fëmijët duhet të hyjnë me prindër dhe nuk duhet të rrinë gjatë, për të cilat gjëra kishin ngritur shqetësim ekspertët që kishte konsultuar “jepi zë.

Sidoqoftë, vlen të theksohet se Porta Dezinfektuese është e prodhur në Mitrovicë, nga një kompani vendore.

JU REKOMANDOJMË