Njeriu i Trump: Amerika dëshiron të hap vende pune në Kosovë

Publikuar më:

Darka e punës e presidentit Hashim Thaçi dhe të Dërguarit të Posaçëm për Ballkan, Richard Grenell, ka nisur duke folur për media.


Ambasadori Grenell ishte fjalëpak kur u pyet lidhur me ndihmën për krijimin e Qeverisë së re, mirëpo tregoi më gjatë se cila është pika ku përqëndrohet presidenti Trump.

Grenell tha se Trump është i fokusuar të përqendrohet në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve, Kosovës e Serbisë, sidomos në rritjen e vendeve të punës.

“Presidenti Trump ka qenë i interesuar të fokusohet në aspektin ekonomik. Të shohim avancim në ekonomi kjo është moto kryesore. Po mundohemi t’i japim një zhvillim ekonomik popullit të Kosovës, vende të reja të punës. Të shikojmë të gjitha çështjet që kanë mbetur, do t’i shohim dy qeveritë, për të avancuar me punë, por kjo s’mund të bëhet se ka konflikt, por kemi disa ide që do t’i shtyjmë, shtytje ekonomike dhe veçanti vende pune. Trump ka qenë i përqendruar, pastaj njerëzit përqendrohen në jetën e tyre të përditshme, dua të filloj të shikoj që Serbia dhe Kosova të avancojë në këtë aspekt”, ka thënë ambasadori amerikan.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.