Një zyrtar i VV-së nga Mitrovica vazhdon të marrë rrogë si zëvendësministër i PAN-it

Publikuar më:

Më 4 shtator të vitit 2018, Sami Zekës iu dhurua posti i zëvendësministrit, duke u futur kështu në vallen e gjatë që Qeveria Haradinaj kishte krijuar në këtë post.

Atë botë, Zeka kishte qenë pjesë e AKR-së, parti e cila ishte në koalicion me PDK-në, AAK-në dhe Nismën, dhe për këtë mori postin që po e mban akoma edhe sot, transmeton Jepi ze.

Mirëpo, Zekës nuk i kishte shkuar në mend se fiks një vit pas do të gjendet në një pozitë interesante kur shefi i tij Agim Bahtiri do të vendoste kalimin me të gjithë strukturën në VV, duke e bërë kështu njeriun e parë që në të njëjtën kohë është zëvendësministër i PAN-it dhe zyrtar i VV-së.

Zeka, ndërkohë, nuk e ka parë të arsyeshme të jap dorëheqje dhe ta “clirojë” veten nga kjo gjendje. Ai ka zgjedhur që, ani pse u bën 3 muaj që kur kaluan nga AKR në VV, të qëndrojë si zëvendësministër dhe të marrë pagësn 1150 euroshe. Largimin nga kjo pozitë nuk ia ka kërkuar deri tash as Agim Bahtiri, si njeriu që e delegoi.

Madje, zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik ka edhe veturë zyrtare, të cilën e ka në shfrytëzim 24 orë dhe harxhon derivate që paguhen nga buxheti.

E pozita që mban tani, që e mbante edhe në kohën e zgjedhjeve, nuk e pengonte Sami Zekën që të marrë pjesë në aktivitetet politike të kundërshtarëve më të mëdhenj të Qeverisë.

Vlen të theksohet se Zeka erdhi në këtë pozitë duke zënë vendin e Besnik Bekës që ishte zëvendësministër, rrjedhimisht duke ia liruar këtij të fundit pozitën e drejtorit që Zeka mbante në Komunën e Mitrovicës.

Ndryshe, Zeka tani po përmendet si emër i mundshëm për t’u bërë zëvendësministër edhe në qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti.

JU REKOMANDOJMË