Një serb dyshohet se djegu flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë në fshatin Vinarc

Publikuar më:

Fshati Vinarc gjendet në veri të lumit Ibër, por administrativisht ai është brenda Komunës së Mitrovicës Jugore. Në të jetojnë shqiptarë, mirëpo nëpër rrugën e këtij fshati kalojnë mjaft shumë serbë.


E banorët e këtij fshati vërejtën para disa ditësh lëvizje të dyshimta, për çka kishin njoftuar edhe Policinë.

Siç mëson gazeta, një serb dyshohet se ka djegur flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë që gjendej në varrezat e fshatit Vinarc.

“Më: 07.06.2020 rreth orës 21:30 SA-Baza ka marrë informacion nga ankuesi K / Shqiptar se në varrezat e fshatit, në fshatin Vinarce NN personi rreth tre-katër ditë më parë i ka vënë flakën flamurit të Republikës së Kosovës dhe flamurit të Republikës së Shqipërisë mbi varret e babait dhe vëllait të ankuesit. thuhet në rapotin e Policisë.

Një banore e këtij fshati ka lajmëruar Policinë, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë parë flamujt e djegur. Pas kësaj, ankuesja është dërguar në stacionin e Policisë në veri për deklaratë.

Deri tani dihet se rasti po cilësohet si nxitje e jotolerancës dhe po vazhdon kërkimi për personin e dyshuar.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.