Një person dërgohet i vdekur në Spitalin e Mitrovicës

Publikuar më:

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur dje në Mitrovicë në orët e pasditës.

Personi i vdekur është dërguar në Spitalin e Mitrovicës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin në raportin 24 orësh.

“Mitrovicë 11.07.2022-19:40.Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjellur pa shenja jete në spitalin rajonal të Mitrovicës, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”.

JU REKOMANDOJMË