Dhuna në familje po bëhet pjesë e çdo raporti të Policisë së Kosovës.
Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje. Tri prej tyre janë në kryeqytet, nga një në Fushë Kosovë, Gjakovë e Rahovec.
Rahovec 05.11.2021 – 09:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se është kanosur dhe fyer vazhdimisht nga kunata e saj e dyshuara kosovare që ka probleme psikike. E dyshuara në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale është dërguar për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë.