Kosova sot shënoi rekord të zi për vdekje, pasi për herë të parë u shënuar 16 persona të vdekur.
E një nga të vdekurit, është edhe një burrë nga Mitrovica i cili vdiq mëngjesin e sotëm.
Nga Policia i kanë thënë “Jepi zë” se i vdekuri është një burrë i lindur në vitin 1942 me iniciale Rr.I, dhe ishte duke u trajtuar në Spitalin e Vushtrrisë.
78 vjeçari është varrosur para rreth 1 orësh në fshatin Selac.
Me ketë vdekje, Mitrovica çon në 9 numrin e të vdekurve që nga nisja e pandemisë.
Po ashtu, Komuna e Mitrovicës qëndron lartë me numrin e të prekurve. Vetëm sot, u regjistruan 9 raste të reja./Jepi zë