Një burrë i Mitrovicës vdes nga COVID-19, është nga Stan Tërgu

Publikuar më:

Një burrë nga Mitrovica, ka humbur betejën me COVID-19, pasi sot ka vdekur në Spitalin e Vushtrrisë ku po trajtohej.


“Jepi zë” merr vesh se viktima është mashkull me iniciale Sh.A, i lindur në vitin 1960 nga Stan Tërgu.

Vdekjen e tij e kanë konfirmuar burime të gazetës brenda Spitalit të Vushtrrisë, të cilët thonë se trupi është marrë për t’u varrosur.

E varrimi pritet të bëhet këtë pasdite në vendin e lindjes, në Stan Tërg të Mitrovicës.

Me këtë rast, Mitrovica çon në 12 numrin e të vdekurve që nga nisja e pandemisë.

Po ashtu, Komuna e Mitrovicës qëndron lartë me numrin e të prekurve. Vetëm sot, u regjistruan 4 raste të reja, ndërkaq dje 16./Jepi zë

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.