Një bravo për Komunën e Mitrovicës, fiton vendin e dytë për transparencë

Publikuar më:

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) sot ka bërë publikimin e raportit “Transparometri 2019”, në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale”, të mbështetur nga Ambasada Britanike.


Në publikimin e këtij raporti ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, me ç’ rast Komuna e Mitrovicës është cilësuar si ndër komunat më transparente për transparometrin komunal për vitin 2019 sipas Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).

Ky vlerësim është bërë në bazë të raportit nga metodologjia e matjes së transparencës dhe llogaridhënies për vitin 2019, në 38 komunat e Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Komunat janë vlerësuar në bazë të 48 indikatorëve të ndryshëm, ku Komuna e Mitrovicës në këtë raport është vlerësuar si ndër Komunat më transparente për vitin 2019, duke treguar kështu një rezultat mjaft të mirë në nivelin e transparencës dhe llogaridhënies, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në informatat publike dhe të jenë pjesë e politik-bërjes në nivelin Komunal.

Nga ky raport Komuna e Mitrovicës ka arritur të renditet në vendin e dytë me pikët e përgjithshme 86,46%.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.