Nis ndërtimi i pllakës përkujtimore për 20 të vrarët në masakrën e Lagjes së Kovaçëve

Publikuar më:

Sot ka nisur ndërtimi i një pllake përkujtimore për masakrën në Lagjen e Boshnjakëve.


Një familjar i viktimave e ka konfirmuar këtë gjë për “Jepi zë”, duke treguar se ndërtimi i saj ka nisur afër rrethrrotullimit.

Deri tash, një pllakë e thjeshtë ishte vendosur në murin e një ndërtese, dhe Komuna nuk po merrte masa për një memorial më dinjitoz.

Madje, kishte pasur përplasje vitin e kaluar, pasi familjarët kishin ankesa dhe nuk i lejuan komunarët të marrin pjesë në përkujtim.

Tani, me ndërtimin e këtij memoriali, do të kujtohen denjësisht 20 mitrovicasit që u vranë në masakrën më barbare në qytet.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.