Ndërrimi i tretë në minierën e Trepçës fillon nga ora 23:00 por nga ora 01:30 kanë mbetur të ngujuar.
Mbrëmë minatorët e këtij ndërrimi nga horizonit i 11-të dhe horizonte tjera kanë mbetur të ngujuar , shkruan Jepi zë.
Sipas burimeve të “Jepi zë” brenda minierës kjo ka ndodhur për mungesës së rrymës.
“Jepi zë” merr vesh se dalja e disa punëtorëve të “Ndrrimit C” rreth 15-të nga minera është bërë përmes përmes shkallëve ose që nijhet si dalja e dytë.
Minatorë të minierës kanë adresuar ankesat e tyre në “Jepi zë” për mungesë dhe ndihmën e ”Çetës së Shpëtimit”
Duhet theksuar se minatorët për hyrje dhe dalje nga miniera përdorin se lifti që nxjerr minatorët.
Ndryshe probleme me energji elektrike janë shpeshtuar në minierë që po shkakton edhe ngujimin e tyre pastaj.
Deri në këto momente disa minatorë tjerë janë në minierë pasi nuk kanë arritur të ecin këmbë/ Jepi zë








