Nervozohen sindikalistët me Kurtin: Paralajmërojnë greva radikale

Zëri qytetar

E frikshme: Në mbrëmje me “blic” të telefonit, Golf 2-shi del në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë-

 Vozitësit të cilët ngasin veturën pa ndezur dritat edhe gjatë ditës gjobiten nga Policia e Kosovës. Mirëpo, një vozitës nuk...

Mitrovicasi mundohet të bëjë “drift” tek Liqeni, por gabon dhe e aksidenton veturën luksoze

Një qytetar nga Mitrovica është munduar të bëjë "drit" me veturën e tij tek Liqeni në Mitrovicë. Teksa e kanë...

Një nga “mrekullitë” e arkitekturës ndodhet në Mitrovicë, banesat buzë më buzë në zemër...

Pamja që po shihni duket joreale, por në të vërtetë është në zemër të qytetit të Mitrovicës. Kjo madje, po...

Ankohet mitrovicasi: Në vend të mishit një “fast food” na mbush buken me majonez

Qytetarët e Mitrovicës janë të pakënaqur me ushqimin që po u shërbehet në "fast food". Përveç që po përballen me...

Bedri Hamzës i terrohet sheshi, një javë pasi e rregulloi – prishen dritat dekoruese

Sheshit të Mitrovicës po i shuhen edhe ato pak drita që ishin ndezur për ta ndriquar qytetin në prag...

Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar edhe në seancën e sotme të Kuvendit përplasjen me kryesindikalistët e disa sindikatave. Për këtë Demokracia.co ka folur me krysinikalistët e disa prej sindikatave në Kosovë, të cilët thanë se Kurti me këto deklarata është duke e shkelur ligjin për sindikalistë.

Kurti gjatë seancës the se lidershipi i sindikatave duhet të ndryshojë, njëjtë si qeverisja e vendit, ndërsa sindikalistët për Demokracia.com thonë se Kurti është duke e shkelur ligjin sindikal, pasi që për udhëheqësit e sindikatave vendos vetëm anëtarësia e tyre.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka thënë për Demokracia.com se kryeministri nuk është mirë të vazhdojë e të përzihet në sindikata, sepse për këtë vendosin anëtarësia dhe vullneti i tyre do të respektohet nga të gjithë udhëheqësit sindikal.

“Si duket z. Kurti nuk e paska lexuar asnjërin prej reagimit të anëtarësisë, por as letrën që ia ka dërguar Unioni i Sindikatave të Evropës së bashku me unionin e Sindikatave të Shërbimeve Publike dhe në atë letër ata i kanë thënë prerazi se është gabim që të përzihet në organizimin sindikal kudo qoftë dhe ata i kanë bërë edhe vërejtje, se këto nuk duhet të përsëritën ngase ata do t’i ngrisin pastaj në komisionet e BE-së. Pra Kurti ka punë të tjerë –ëe të bërë dhe të mos merret me sindikata sepse prilli vjen dhe anëtarësia e SBASHK-ut do të dëshmojë se kush do t’i udhëheqë në katër vitet e ardhshme, e unë po them me plotë gojën dhe me plotë krenari që kam marrë pjesë kudo në komunat e Kosovës dhe kuvendet e nivelit të arsimit para universitar dhe universitetet, të gjithë e kanë thënë se fal angazhimit të punës Jasharaj do të jetë edhe për një mandat që të udhëheqë SBASHK-un. Dhe po them është vullnet i anëtarësisë se kush do t’i udhëheqë. As qeveristë e kaluara dhe as kjo qeveri nuk po bënë asgjë që kushtet në shkolla të përmirësohen dhe shkollat tona të jenë ato të shekullit 21, duke pasur llaptop dhe projektor për të punuar siç e kërkon kurikula”, tha Jasharaj.

Ai tha më tej se do të iu përgjigjet vetëm anëtarësisë dhe do ta respektojë kërkesat e tyre.

“Kurti po i fajëson udhëheqësit e sindikatave, por ne nuk kemi faj. Unë si kryetar i SBASHK-ut sa do të jem në këtë funksion do t’i përgjigjem vetëm anëtarësisë dhe do ta respektojë në përpikëri kërkesat e tyre. Dhe ata e dinë që kush është Rrahman Jasharaj prandaj po më nominojnë edhe për një mandatë”, tha Jasharaj për Demokracia.com.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), Blerim Syla tha përDemokracia.com se janë duke u përgatitur për grevat e ardhshme që, sipas tij do të jenë shumë më radikale.

“Por nëse është e vërejtët ajo çfarë ka deklaruar ai vetë, atëherë i njëjti kryeministër po e shkel ligjin sindikal nenin 25, ligji i cili është votuar në tempullin e demokracisë e që quhet parlamenti i Kosovës, andaj në komentet e një njeriu që tashmë se di a është kryeministër, i cili e shkel ligjin me dy këmbë vetë dhe akuzon pa bazë. Edhe një herë po iu them se jemi në përgatitje të greva të papara në Kosovë. Në qoftë se ne jemi fajtor për arsim e shëndetësisë, z.Kurti është fajtor që e ka kap parlamentin e Republikës së Kosovës dhe nuk di a ka akt më të shëmtuar se me kap parlamentin”, tha Syla.

Gjithashtu edhe  kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat (SPSPK), Jusuf Azemi the për Demokracia.com për udhëheqësit sindikal vendosin vetëm anëtarët e sindikatave gjegjësisht organet e tyre

“Kurti mund të thotë gjithçka por me i qit në rrugë edhe kryeministrin edhe sindikatat është ligji sindikal, i cili decidivisht e njofton Kurtin dhe të gjithë të tjerët që nuk guxojnë dhe nuk duhet t’i fusin duart tek udhëheqësit sindikal. Për udhëheqësit sindikal vendosin vetëm anëtarët e sindikatave gjegjësisht organet e tyre. Edhe neve edhe Kurit nuk na e ndalon askush që të kritikojmë njëri-tjetrin, megjithatë ligji i përkufizon shumë qartë, se në zgjedhjen dhe shkarkimin e udhëheqësve të sindikatave nuk guxon të ndërhyjë askush përveç anëtarësisë. Kemi të drejtë t’i themi Kurtit që ndrysho edhe ti nga partia jote jo nga qeveri sepse për qeverinë ka marrë votat. Andaj këto gjëra për neve janë aq të paarsyeshme janë shumë të pa kapshme, sa që neve nuk mund të na dëmtojë por po e dëmton reputacionin e një kryeministri të Kosovës, për të cilin ai nuk ka drejt dhe nuk guxon të ketë ndikime të udhëheqësit sindikal, sepse po këta udhëheqës sindikal janë kur para dy vitesh na inkurajonte që të punojmë hala më shumë sepse të drejtat e punëtorëve thoshte po shkelen. Mirëpo problem nuk janë zgjidh dhe ne asgjë nuk po bëjmë. Ne nuk po kërkojmë asgjë vetë atë që kryeministri e ka premtuar të realizojë. Ne po kërkojmë që ky të përshpejtohet. Ne po kërkojmë që paga të ndryshohet. Kemi kërkuar edhe nga kryeministrat më herët që të ndryshojnë pagën, ata nuk e kanë ndryshuar dhe sigurisht e kanë marrë edhe dënimin e merituar”, tha Azemi.

Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se disa sindikalistë kishin nënshkruar memorandum bashkëpunimi me PAN-in dhe ka thënë se nuk e meritojnë të trajtohen njëjtë si të tjerët.

Jasharaj tha për Demokracia.com se sindikatat kanë bërë këtë nënshkrimin në mënyrë publike sepse është traditë edhe e sindikatave me renome në gjithë botën kur ata bëjnë marrëveshje të tilla

“Por Kurti duhet të thotë të vërteten, ne kemi dërguar në atëkohë të të gjitha subjektet politike duke kërkuar që të takohemi me ata për të biseduar dhe për të dhënë mundësin të i vendosim në letër dhe të i nënshkruajmë bashkë, sepse subjektet politike flasin fjalë të mëdha, por nuk i realizojnë asnjë dhe ne kemi dashur që cili do subjekt të fiton të jenë në letër premtimet  e tyre”, tha Jasharaj.

Po ashtu edhe Syla tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është praktikë e shteteve të civilizuara.

“Ajo nuk është memorandum por marrëveshje e cila iu është ofruar të gjitha partive shqiptare, e cila ka 13 pika në mesin e tyre është edhe rritja e buxhetit etj., për të cilat edhe Lëvizja Vetëvendosje ka pas njohuri dikush ka dash me nënshku e dikush jo. Mirëpo kjo është praktikë e shteteve të civilizuara nuk kam besu që do të mbërrijmë në një shtet jo të civilizuar të udhëhequr nga z. Kurti”, tha Syla për Demokracia.com.

Kujtomë se mosmarrëveshjet mes Qeverisë dhe sindikalistëve kanë filluan kur këta të fundit kërkuan nga Qeveria që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me sindikatat dhe që si ligj të fillojë zbatimin në vitin 2022.

Të fundit

Operohet deputeti i PDK-së

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka deklaruar se pas disa ditë qëndrimi, sot ka dalë nga Qendra Klinike Universitare në Prishtinë. Kjo për shkak...

Ky është 26 vjeçari kosovar që u vra sot me thikë

Mediat kanë publikuar fotografinë e të riut që mbeti i vrarë sot në Pejë, si pasojë e një përleshjeje me thika. E.M., 26-vjeç, nuk arriti...

Lajme të tjera