Ndahen mbi 6 milionë euro të tjera për rrymën në veri

Zëri qytetar

Shembull i keq: Punojnë në Emergjencën e Mitrovicës, por këto infermiere nuk vendosin maska

Pandemia me virusin COVID po vazhdon në vendin tonë, anipse tani paraqitet situatë pak më e qetë, shkruan Jepi...

Pas incidenteve në shkolla, Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë në gjimnazin “Frang...

Në gjimnazin "Frang Bardhi" në Mitrovicë, kohëve të fundit janë shtuar problemet dhe rrahjet mes nxënësve. "Jepi zë", ka raportuar...

Tollovi dhe kaos i madh tek QKMF në Mitrovicë, vetura me targa nga Serbia...

Kaosi urbanistik në Mitrovicë po vazhdon sikur ditëve të tjera nga komunikacioni i ngulfatur. Rruga me shumë probleme në...

Mbyllja e trotuarit në Bair po ua rrezikon jetën nxënësve dhe banorëve të lagjes

Rruga pranë Gjimnazit "Frang Bardhi" në drejtim të shkollës "Musa Hoti" ka edhe pjesën e trotuarit që shfrytëzohet nga...

Skandaloze: Uji në Mitrovicë del si puding

Reshjet e shiut si duket kanë trazuar ujërat e pijshëm, pasi dukshëm janë më të ndotur. Ujë që më shumë...

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, KOSTT, ka ndarë 6.7 milionë euro të tjera se që ishte paraparë në maj të këtij viti për pagesën e energjisë elektrike për katër komunat veriore, duke zgjatur kështu edhe periudhën e pagesës deri në fund të këtij viti. Kështu, kostoja fillestare prej 11 milionë eurosh tashmë është rritur në 17.7 milionë euro.

Më 6 maj të këtij viti, me 61 vota “për”, pa praninë e deputetëve opozitarë, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi lidhur me kërkesën e NP KOSTT për të siguruar 11 milionë euro për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës. Ndër rekomandime ishte që Qeveria e Kosovës obligohej të gjente zgjidhje brenda afatit 6-mujor për të shtrirë sistemin e faturimit në komunat veriore.

Gjashtë muaj më pas, KP i është drejtuar Ministrisë së Ekonomisë për të kuptuar nëse ka ndonjë zgjidhje rreth kësaj çështjeje, por përkundër pritjes njëjavore, nuk ka marrë përgjigje, ndërsa KOSTT i konfirmoi KosovaPress-it se tashmë kanë ndarë edhe 6.7 milionë euro të tjera për të mbuluar humbjet nga rryma e shpenzuar në veri si dhe periudha e mbulimit të pagesës është shtrirë përtej gjashtë muajsh, deri në fund të vitit.

“Pas rekomandimeve të aprovuara nga Kuvendi i Kosovës në muajin maj 2021 përmes së cilës KOSTT është autorizuar për shfrytëzimin e buxhetit vetanak për mbulimin e humbjeve nga energjia elektrike e shfrytëzuar por jo e paguar në pjesën veriore të Kosovës, KOSTT ka ndarë buxhet në vlerë të përgjithshme prej 17.7 milionë euro për mbulimin e humbjeve për veriun deri më 31 dhjetor 2021”, thotë në një përgjigje me shkrim Zana Bajrami-Rama, menaxhere për komunikim në KOSTT.

Për këto mjete shtesë dhe mos përmbushjen e premtimit nga ana e qeverisë për adresimin e kësaj çështjeje me plan konkret, kanë kritikuar opozita dhe shoqëria civile.

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, thotë se është për keqardhje të rritet kostoja prej 11 milionë në 17.7 milionë euro, siç thekson ajo, nga një parti në pushtet si Vetëvendosje, e cila kur ka qenë në opozitë ishte zë kritik për këtë çështje.

“Për herë parë po informohemi që KOSTT ka ndarë 17.7 milionë euro sa i përket humbjeve në veri, dhe jo 11 milionë. Ne dimë se këto janë rekomandimet Komisionit për Ekonomi, gjithashtu këto rekomandime janë duke u shqyrtuar edhe nga Gjykata Kushtetuese… Si grup parlamentar nuk i kemi votuar këto rekomandime, po, është e vërtet që njëri prej rekomandimeve ka qenë që në afat prej 6 muajve, qeveria të dal me plan për adresimin e kësaj çështjeje. Është mirë të potencohet se ka qenë pikërisht Lëvizja Vetëvendosje në kohën sa ka qenë e në opozitë ka qenë shumë e zëshme ndaj pagesës së shpenzimeve të rrymës në katër komunat veriore. Më vjen jashtëzakonisht keq në qoftë se kostoja prej 11 milionë eurosh tani veç ka shkuar në 17.7 milionë. Këto mjete të KOSTT-it janë mjete të buxhetit të Kosovës… Më vjen keq që deri më sot nuk e kemi parë asnjë hap konkret për adresimin e kësaj çështjeje, e cila është jashtëzakonisht e dëmshme dhe e kushtueshme”, thekson Bajrami.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala duke theksuar se rekomandimet për pagesën e rrymës në veri janë duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, thotë se po kalon afati ku instancat e qeverisë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për shtrirjen e autoritetit në pjesën veriore për arkëtimin e mjeteve për rrymën e shpenzuar.

“Koha po e vërteton që kam pasur të drejt, sepse tash e 6 muaj përkundër rekomandimeve të parlamentit në raport me KOSTT-in, nuk kemi asnjë lëvizje faktike as juridike mbi shtrirjen e autoritetit në atë pjesë. Përkundrazi, kemi një përkeqësim të situatës së sigurisë dhe politike për zonën në fjalë, për pjesën veriore të Kosovës… Në këtë rast, në pozicion të pafavorshëm është KOSTT-i, ZRRE, dhe instancat e tjera, sepse po kalon afati ku instancat e qeverisë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim as politik për të stabilizuar dhe për të filluar implementimin e ligjit në shtrirjen e autoritetit në pjesën e energjisë”, thotë ai.

Hulumtuesi i lartë në INDEP, Dardan Abazi konsideron se qeveria do të duhej të vinte me një plan të detajuar në periudhën të cilën e ka premtuar, ani se sipas tij, zgjidhja e problemit për gjashtë muaj është e vështirë dhe gati e pamundur.

“Konsiderojmë se koha prej 6 muajsh për të zgjidhur problemin ishte e kohë e shkurtër, prapë se prapë qeveria do të duhej të sillte një plan të detajuar në Kuvendin e Kosovës se si do t’i qaset çështjes së veriut, se cila është zgjidhja afatgjate të cilën qeveria e sheh në mënyrë që ne mos të vazhdojmë të paguajmë para për atë pjesë të Kosovës. Si u paguan nga KOSTT-i, si u paguan nga qeveria, si u paguan nga faturat tona, prapë jemi ne si konsumator që po paguajmë për atë pjesë të veriut. Dhe në këtë kuptim konsideroj që, arsyetimi që është dhënë atëherë, ka qenë vetëm një justifikim për të vazhduar këtë pagesë nga ana e qytetarëve të pjesës tjetër të Kosovës”, thotë Abazi.

Në maj kur ishin votuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në seancën e Kuvendit, kishte thënë se në fund të gjashtë muajve do të mundohen të kishin një zgjidhje afatgjate të qëndrueshme në lidhje me çështjen e pagesës së rrymës në veri.

“Besojmë që në fund të këtyre gjashtë muajve ne do të kemi një zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme të cilën për fat të keq nuk kemi pasur mundësi ta kemi që 20 vitet e kaluara”, kishte deklaruar Rizvanolli.

Rreth një javë më vonë nga seanca, saktësisht më 14 maj, Partia Demokratike e Kosovës e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit për ndarjen e 11 milionë eurove për pagesën e energjisë elektrike për komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

Të fundit

Adriana Matoshit i rikthehet sërish tumori në tru

9 vite pasi fitoi betejën me tumorin, Adriana Matoshi ka bërë të ditur se ai i është rikthyer prap. Postimi i plotë: Jetes pas sfidave besoj...

Lajme të tjera