Murati akuzon opozitën për bllokadë: Po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja

Publikuar më:

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar deputetët e opozitës për shkelje të Kushtetutës, duke theksuar se mungesa e tyre në seancën për zgjedhjen e Presidentit po bllokon procesin institucional.

Sipas Muratit, mazhoranca ka bërë përpjekje për të arritur konsensus politik, duke ofruar edhe postin e Kryetarit të Kuvendit për opozitën, por kjo ofertë, siç tha ai, është refuzuar.

Ai ka shtuar se opozitës i është kërkuar të propozojë tre emra konsensualë për postin e Presidentit, por sipas tij, nuk është paraqitur asnjë kandidat.

Ministri ka përmendur edhe emrin e Feride Rushiti si një propozim të mazhorancës, duke e cilësuar atë si një profesioniste të vlerësuar ndërkombëtarisht, e cila, sipas tij, do të përfaqësonte denjësisht vendin në postin e Presidentit.

Në fund, Murati ka shkruar se veprimet e opozitës mund të çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja, duke pyetur për arsyet e kësaj qasjeje.

JU REKOMANDOJMË