Analisti dhe eksperti i njohur mitrovicas, Shenoll Muharremi i ka reaguar ashper Kurtit për vendimet e fundit.
Ai ia ka kujtuar se jëto vendime i ngjasojnë me vendet dhe lidert komunist
Postimi i plotë:
Shih ti “Albin Kurti emëron … zëvendësministër në Ministrinë e Financave”
Opa, mos u ndal Albin, mos lësho pe. Kurgjo ska ndodhë me 29 Prill 2026.
Po duket që po të pëlqen me qeverisë pa parlament dhe pa asnjë kontroll. Tash po sillesh thuajse kurrgjë ska ndodhë. Asnjë person normal në Europë nuk sillet kështu kur shpërbëhet Kuvendi dhe bie qeveria.
Ndoshta ti ke dëshirë me qeverisë si sundimtar, pa kontrolle, pa kurrgjë. Ndoshta për këtë arsye po e rrëzon Kuvendin qe dy herë, edhe pse i ke 42% e 51%.
Nuk po të pëlqen më demokracia, por do autokraci, me u vendosë vetëm ti.
Nuk duhet me harro që Kosova nuk është Bjellorusi, as Serbi e Rusi… dhe as ti, edhe pse mundesh me pas dëshirë, nuk je një Enver Hoxha i ri.
Turp, për besë, në çfarë gjendje keni ardhë, me u sjellë si sundimtarë e diktatorë, e jo me e respektu demokracinë dhe parimet europiane që i kemi kriju me shumë mund, me dekada, dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të SHBA-së dhe BE-së.
Ndoshta kjo është edhe arsyeja kryesore që nuk ke me qenë gjatë më aty, se fundja njerëzit në këtë vend kanë luftu edhe kundër Milosheviqit kur është në pyetje liria dhe demokracia.








