Muharremaj: Kur Ballkani shënoi gol, Ramiz Lladrovci sa nuk më gjuajti poshtë nga emocionet

Publikuar më:

Ballkani ka shkruar historinë e futbollit kosovar mbrëmë. Klubi kampion i Kosovës është kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Shkupit është zhvilluar dje në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Kjo ndeshje u përcjell nga krerë të shtetit e politikanë kosovarë.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj në një lidhje direkte në emisionin ‘Frontal’ në T7 tha se patën emocione gjatë shikimit të ndeshjes. Madje ai tregon se kur është shënuar goli i Ballkanit, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ishte shumë i emocionuar.

“Momentin e parë kur e kanë dhënë goll, Ramiz Lladrovcin e kam pas prapa, dhe ma ka ngjit thash po më gjuan poshtë najqysh, edhe ai pat emocione. Futbollistët i takuam pas ndeshjes, pastaj e kemi vazhdu festën në Suharekë”, tha Muharremaj.

JU REKOMANDOJMË