Mitrovicë: Vëllai rrah motrën deri e bën për spital

Publikuar më:

Dje në Mitrovicë është raportuar një rast i dhunës në familje.

Një vajzë është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj rreth orës 19:20, shkruan Jepi Zë.

Si pasojë e rrahjes, viktima ka marrë trajtim shëndetësor.

Por ajo që është edhe më shqetësuese se vet ky sulm, është lirimi i të dyshuarit në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në raportin policor.

JU REKOMANDOJMË