Mitrovicasi nga Vaganica kërcënon nënën me armë

Publikuar më:

Mitrovicasi nga lagjeja Vaganica ka kanosur me armë zjarri nënën e tij.

Ajo ka raportuar rastin në Polici, me ç’rast i njejti është arrestuar dhe i është sekuestruar pistoleta.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Fsh. Vaganicë, Mitrovicë, 16.11.2021 – 18:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është kanosur nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

JU REKOMANDOJMË