Mitrovica me shifra të “frikshme”: 8 të vdekur deri tash nga COVID, vijnë nga Shipoli, Zhabari e qyteti

Publikuar më:

Mitrovica po qëndron vazhdimisht lartë në listën e qyteteve me më së shumti të infektuar brenda ditës. Vetëm sot ishin 10 raste të reja, duke qenë qyteti i katërt në Kosovë.


E kjo e bën qytetin me shifra alarmante, ku deri tash kanë humbur jetën 8 persona që nga nisja e pandemisë.

Sipas Policisë së Kosovës, të cilët janë përgjigjur për “Jepi zë”, deri tash janë të infektuar 252 persona nga Mitrovica.

Shifrat tregojnë se nga ta kanë vdekur 8 persona, janë shëruar 159 persona, ndërkohë që aktivë me virus janë 85 persona.

Sipas të dhënave, të vdekurit vijnë nga lagje si Shipoli, Vaganica, Zhabari, Reka dhe qyteti.

Ndryshe, Mitrovica është një prej qyteteve që më së paku po respekton masat e vendosura nga Qeveria. Edhe vetë kryetari Agim Bahtiri ka dalë kundër masave, duke i quajtur të panevojshme./Jepi zë.

JU REKOMANDOJMË