Mëngjes i zi për Kosovën: Për pak orë vdesin 2 mjekë nga COVID-19

Publikuar më:

Edhe dy mjekë kanë humbur jetën nga Covid-19 në Kosovë.


Në orët e para të mëngjesit vdiq Reumatologu Prof. Sylejman Rexhepi, ndërkohë pak orë më pas edhe doktori i njohur nga Gjakova, Ali Tolaj.

Këto dy vdekje kanë shkaktuar tension në autoritete, duke bërë që të reagojë edhe ministri Armend Zemaj, shkruan Jepi zë.

Zemaj në Facebook ka shkruar se shëndetësia kosovare sot ka humbur dy profesionistë të çmuar.

“Reumatologun Sylejman Rexhepi dhe kirurgun Ali Tolaj. Profesorin Rexhepi e pata vizituar personalisht gjatë trajtimit të tij në QKUK dhe në këtë ditë të ndarjes nga ai, jam I prekur nga vdekja e tij dhe kirurgut Tolaj. Ata, do t’u mungojnë familjeve të tyre, pacientëve dhe shtetit tonë, por vepra e tyre do të jetë një udhërrëfyes për brezat që vijnë, në veçanti për ata që do ta studiojnë mjekësinë”, shkroi Zemaj.

Tutje, ministri ka bërë thirrje për qytetarët që të kenë kujdes duke i zbatuar rekomandimet e institucioneve.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.