Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari, u varros sot me nderime ushtarake.
Jashari, i cili vdiq në moshën 61 vjeçare u varros në Prekaz në ditën e çlirimit të Kosovës.
Në ceremoninë mortore të tij morën pjesë mijëra qytetarë dhe bashkëluftëtarë të tij.
Ish-komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari vdiq mbrëmjen e së enjtes.






