Këngëtarja e njohur kosovare, Leonora Jakupi, ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të ish-komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari, i cili ndërroi jetë dje.
Përmes një mesazhi emocionues, Jakupi e kujtoi Jasharin si një njeri që nuk e humbi asnjëherë buzëqeshjen, madje edhe në periudhat më të vështira të jetës dhe luftës.
“Dua të të kujtoj të buzëqeshur, çlirimtar, sepse ti nuk dije ndryshe. Nuk e ndale buzëqeshjen edhe në kohërat më të vështira. Ti që ishe pushka e parë e lirisë, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Burrat si ti nuk vdesin kurrë, Komandant Sahit Jashari”, ka shkruar ajo.
Mesazhi i artistes ka prekur shumë qytetarë, të cilët do i japin lamtumirën njërit prej emrave të njohur të luftës çlirimtare në Kosovë.







