Marinsi amerikan për FSK-në: Ata i përkasin një klase botërore

Publikuar më:

Shumë ushtarë nga radhët e FSK-së dhe nga Policia e Kosovës qysh nga momentet e para të ditës së djeshme ishin nisur drejt Shqipërisë, për t’u dalë në ndihmë të gjithë atyre që kishin mbetur nën rrënoja, nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Shqipërinë. Reagimi i tyre profesional është përshëndetur nga një njeri i veçantë, ai është marinsi amerikan, Jeffrey Fischer.

Njësitë përkatëse të FSK-së, gjatë ditës së djeshme, ishin nisur drejt Shqipërisë, për t’u dalë në ndihmë atyre që kishin mbetur nën rrënoja. Asistimi nga FSK-ja dhe Policia e Kosovës ishte i nevojshëm dhe nuk mungoi, ata u treguan profesionistë dhe në gatishmëri të lartë.

Për këtë reagim të FSK-së ka shkruar marinsi amerikan Jeffrey Fischer, i cili ka shkruar fjalë të mëdha për ushtarët kosovarë që po asistojnë në Shqipëri, duke thënë se ndihet krenar me FSK-në.

“Për vite me radhë, unë pashë Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) të ndërtonte një Forcë të Reagimit të Shpejtë dhe stërvitjen në një strukturë të klasës botërore për reagim ndaj fatkeqësive. Sot, anëtarët e FSK-së tashmë janë vendosur në Durrës për të ndihmuar Shqipërinë. Shumë krenar për FSK-në”, ka shkruar ai.

Jeffrey Fischer kishte shërbyer si atashe i Lartë i Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.