Lin Projekt “uzurpon” rrugën tek shkolla Eqrem Çabej, rrezikohen nxënësit

Publikuar më:

Rruga që kalon afër shkollës më të madhe të qytetit ka qenë gjithmonë e ngarkuar, për këtë arsye Komuna kishte vendosur ta bënte një kahëshe.


Mirëpo, Komuna po mbyll sytë tani kur kompania LIN Projekt e ka ngushtuar këtë rrugë së tepërmi, duke vështirësuar qarkullimin e njerëzve, në veçanti nxënësve, si dhe veturave.

Siç shihet nga fotografitë e realizuara nga një qytetar, rruga që edhe ashtu ishte e ngushtë, tani mezi kalohet.

Qytetari që ka adresuar shqetësimin ka thënë se kjo gjë po rrezikon nxënësit pasi, sipas tij, po vështirësohet qarkullimi.

“Komuna duhet të ndërmer diçka para se ndonjë fëmijë i shkollës Eqrem Çabej të lëndohet, ngushtohen rrugët te shkolla ku çdo ditë frekuentojnë nxënësit, për interesat e banesave”, thotë qytetari për “Jepi zë”.

Ndryshe, kompania LIN Projekt njihet për lidhje të afërta me komunarët, pasi nënkryetari Faruk Mujka kishte punuar në këtë kompani. Kjo kompani, madje, është një prej ndërtuesve më të mëdhej në Mitrovicë.

JU REKOMANDOJMË