Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Mitrovicë po përballet me ndarje qëndrimesh lidhur me vazhdimin e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).
Safet Kamberi që është pro vazhdimit të bashkëqeverisjes. ka mohuar raportimet se koalicioni me LVV-në është prishur. Sipas Kamberit, brenda kësaj jave pritet të përfundojnë të gjitha emërimet në Komunën e Mitrovicës.
Megjithatë, një grup tjetër brenda LDK-së, i udhëhequr nga kryetari i degës dhe kryesia e partisë, Gzim Plakolli, është pro prishjes së koalicionit. Ky grup e arsyeton qëndrimin e tij me mosrespektimin e marrëveshjes së koalicionit ne Faton Peci, i cili, sipas tyre, pa konsultim me LDK-në ka emëruar Gazmend Asllanin drejtor, si dhe ka shprehur synimin që edhe drejtorët e tjerë t’i emërojë vetë në emër të LDK-së.
Kujtojmë se Safet Kamberi, para disa javësh, është zgjedhur Kryesues i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës.







