Lidhja Demokratike e Kosovës mund ta prishë koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje në Komunën e Mitrovicës së Jugut.
Mësohet se vendimin final nëse do të dalë nga koalicioni ose jo LDK do ta marrë sot, më 03.02.2026.
Dje më 02.02.2026, është mbajtur mbledhja e kryesisë së degës së LDK-së në Mitrovicë dhe aty është diskutuar kjo çështje.
Raportet mes LVV-së e LDK-së janë përkeqësuar kohëve të fundit për shkak të emërimit të drejtorëve komunalë.
Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka pushtetin në Komunën e Mitrovicës së Jugut, ka emëruar drejtorë pa u dakorduar me partnerin e koalicionit.
I propozuari për drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport ka qenë kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Gëzim Plakolli, ndërkaq drejtor është emëruar Gazmend Asllani nga e njëjta parti.
Ky i fundit është emëruar pa miratim të kryesisë së degës.








