Largohet trajneri i Trepçës, Minchev

Publikuar më:

Është larguar kryetrajneri i Trepçës, Lubo Minchev.

Kështu ka njoftuar klubi i Trepçës përmes një njoftimi, shkruan “Jepi zë”.

Trepça thotë se Minchev u largua me marrëveshje të dyanshme.

Njoftimi i plotë:

Faleminderit Lubo Minchev, gjithnjë do jesh një nga ne.

Pas një bashkëpunimi të gjatë dhe shembullor, kemi vendosur të ndajmë rrugët me trajnerin Lubomir Minchev. Vendimi u mor me marrëveshje të dyanshme.

Minchev mori drejtimin e skuadrës sonë në verën e vitit 2021. Ka dhënë kontribut të madh në vënien e themeleve të një klubi profesional. Me Minchevin kemi arritur të gjitha finalet e mundshme dhe kemi fituar Kupën e Kosovës dhe Superkupën Mbarëkombëtare.
Por pas mini-krizës në rezultate kemi vendosur të ndajmë rrugët.

Falenderimet më të sinqerta për Minchevin. Ai do të mbetet gjithnjë njëri nga ne, pjesë e familjes së madhe TREPÇA.

JU REKOMANDOJMË