LAJMI I FUNDIT: Vendoset edhe një barrikadë në Zubin Potok

Publikuar më:

Bllokimi i rrugëve në veri ka vazhduar edhe sot me një barrikadë të re.

KALLXO.com merr vesh që është ngritur edhe një barrikadë tjetër, tani në rrugën dytësore e cila gjendet në zonën e Zubin Potokut.

Barrikada është vendosur në rrugën e cila lidh fshatrat Zupçe e Çabër.

Sipas informatave të KALLXO.com gjithashtu barrikada e vendosur në rrugën kryesore Zubin Potok është zhvendosur më poshtë.

Sot, është raportuar situatë e qetë në veri të vendit.

(foto ilustrim)

JU REKOMANDOJMË