Ky është grupi kriminal prej 8 të rinjve që “terrorizuan” Mitrovicën, u arrestuan nga Policia

Publikuar më:

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale ka zhvilluar një operacion kundër krimit të organizuar që ka rezultuar me arrestimin e një grupi kriminal.

Tetë të dyshuar, ranë në prangat e Policisë, të gjithë të moshave të reja, pasi dyshohen të jenë të përfshirë në vepra të ndryshme penale.

Gazeta Sinjali ka siguruar listën me emrat e tetë të arrestuarve, që dyshohen për: “Pjesëmarrja ose Organizimi i Grupit Kriminal të Organizuar” që lidhen me veprat “ Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”, “Zjarrvënie” , “Detyrim” etj.

Lundrim Beqiri, 21-vjeçar

Gentrit Isamjli, 23-vjeçar,

Arianit Pllana, 23-vjeçar

Fidan Cakolli, 19-vjeçar

Egzon Cakolli, 28-vjeçar

Kreshnik Kurti, 34-vjeçar

Diar Raqi, 18-vjeçar

Adnan Murtezi, 26-vjeçar

“Rastet e hetuara dhe në të cilat dyshohet se janë përfshirë personat e dyshuar tani më të arrestuar janë, rasti i datës 19.06.2022, ku rreth orës 02:20 ka ndodhur një zjarrvënie në një lokal në “Dardani” të Prishtinës, ku dyshohej se zjarri ishte shkaktuar nga hedhja e një shisheje me benzinë (koktej molotovi), e cila kishte shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po ashtu me datë 22.06.2022, diku rreth orës 03:30, në të njëjtin lokacion afër këtij lokali në Prishtinë ishte hedhur një granatë dore e cila kishte shkaktuar vetëm dëme materiale në tri veturat të cilat ishin të parkuara.

Ndërsa me datën 06.06.2022, diku në ora 03:03, në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë ishte hedhur një granatë dore e cila nuk ishte aktivizuar (shpërthyer). Granata në fjalë nga vendi i ngjarjes  ishte tërhequr nga njësia përkatëse e PK-së.

Më datë 28.06.2022, diku rreth orës 03:30, në rrugën e Mullirit në Mitrovicë, ishte hedhur një granatë dore e cila kishte shkaktuar vetëm dëme materiale.”

Gjatë operacionit, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

– Tetë 8 telefona mobilë,

– Një (1) veturë,

– 6.7gramë substancë narkotike (marihuanë), si dhe

– Prova të tjera materiale të cilat shërbejnë në procedurë të mëtejme.

JU REKOMANDOJMË