Dy gra të moshës 50 dhe 36 vjeçare janë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e gripit që aktualisht është përhapur në Kosovë.
Dy pacientet gjenden në kujdesin intensiv të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Mjeku në Klinikën Infektive Valbon Krasniqi tha se në këtë Klinikë që nga muaji dhjetor trajtim mjekësor me grip sezonal kanë marrë rreth 14 pacientë.
Krasniqi derisa ka folur për gjendjen e dy pacientëve që janë në repartin intensiv tha se në Klinikë aktualisht trajtim mjekësor po marrim 3 pacientë, njëri prej tyre fëmijë i cili po trajtohet në repartin e Infektivës.
Infektologu Krasniqi tha se prej të gjitha rasteve në muajin dhjetor ka vdekur një person i moshuar, i cili ka qenë i prekur edhe nga sëmundjet tjera.