Kryetari “ambicioz” merret me punë nacionale, flet në emër të Albin Kurtit

Publikuar më:

Ndonëse Albin Kurti nuk foli që nga qëndrimi i fundit i LDK-së se “nuk heqin dorë nga kryeparlamentari”, ai që po flet është i sapoaderuari në parti.


Agim Bahtiri, duke folur në emër të liderit, ka treguar se VV-ja nuk do ta detyrojë Glauk Konjfcën të dorëhiqet nga kryeparlamentari.

“Pas votimit nga 75 deputetë, LDK-ja duhet ta kuptoj se kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca nuk është e arsyeshme të dorëhiqet dhe kjo nuk do të ndodh. Pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të ofertave të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-ja për të mirën e vet dhe për hir të një qeverisje progresive dhe reformatore duhet ta pranoj ofertën e fundit të VV-së”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

E se po flet në emër të Kurtit, e konfirmon fakti se Bahtiri po flet për pikën e vetme që tani po mban LDK-në e VV-në pa një marrëveshje për koalicion.

Ndërkohë, kryetari i Mitrovicës ka shtuar se marrëveshja për duhet të nënshkruhet sa më shpejtë.

“Marrëveshje e koalicionit për bashkëqeverisje nuk bën të vonohet më shumë, por të nënshkruhet sa më shpejt, sepse mjaftë është humbur kohë”, ka shtuar ai.

Mirëpo, ka qenë nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, që ka konfirmuar se LDK i qëndron pas propozimit të fundit që përfshin postin e kryeparlamentarit.

Sidoqoftë, ani pse publikisht po thuhet se ka mospajtime për postin e kryeparlamentarit, VV e LDK do të takohen sot rreth orës 17:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË