Kryeshefi i ndërmarrjes Trepça ka folur për “Jepi zë”,me ç’rast ka bërë të ditur se më 25 janar 2026, në orën 21:30, një defekt i energjisë elektrike shkaktoi bllokimin e 22 minatorëve në Njësinë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça – Stan Terg.
Sipas tij, menjëherë pas marrjes së njoftimit, ekipet përkatëse u angazhuan dhe u vendos komunikim me Trafostacionin 110/35/6.3 kV në P.I.M. Pas verifikimeve në terren, u konstatua se defekti kishte ndodhur në dalje të linjës furnizuese të minierës, ku ishin këputur dy përçues dhe në ndërprerësin kryesor në Tunelin e Parë. Dëmi i shkaktuar është cilësuar i konsiderueshëm, shkruan Jepi zë.
Në këtë rast janë njoftuar edhe KEDS dhe KOSTT, të cilët ofruan mbështetje teknike dhe logjistike. Sanimi i defektit përfundoi në orën 04:30, ndërsa gjatë ndërhyrjes, 22 minatorë kanë qenë të bllokuar përkohësisht, ka përfunduar për “Jepi zë”.






