Kryeministri Haradinaj po premton heqjen e vizave ndërsa Ministria e Intergimeve Evropiane po thot as sivjet nuk hiqen vizat

Publikuar më:

Edhe 2019-a do të përmbyllet pa liberalizim të vizave. Kështu ka deklaruar Ministria e Integrimit Evropian, e cila thekson se aktualisht janë shuar gjasat që qytetarët të lëvizin lirshëm nëpër Evropë deri në fund të këtij viti.

Njësoj pohojnë edhe njohësit e çështjeve integruese, të cilët, pavarësisht deklarimeve, shtojnë se kanë mbetur edhe disa hapa për t’u plotësuar deri në liberalizim

Liberalizmi i vizave për Kosovën nuk do të ndodhë as këtë vit. Pavarësisht deklarimeve të kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, se Kosova do ta marrë liberalizimin e vizave si dhuratë për Krishtlindje, një gjë e tillë po konsiderohet e pamundur të ndodhë.

Ministria e Integrimit Evropian pohon se janë shuar gjasat që për këto katër javë sa kanë mbetur qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen. Sipas tyre, shkak i vonesës së heqjes së vizave është bërë qasja e Francës dhe e Holandës ndaj kësaj çështjeje

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.