Kosovarët ‘ekspertë’ të manipulimit me kilometrat e veturave, Policia nis hetimet

Publikuar më:

Policia rajonale në Ferizaj ka nisur hetimet ndaj një qytetari në Ferizaj, i cili dyshohet se ia ka ndryshuar kilometrat automjetit të tij

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, i dyshuari ka manipuluar me kilometrat e veturës së tij Golf 7, duke ia zvogëluar për rreth 130 mijë. Të njëjtën veturë, i riu më pas e ka shitur.

Pas mbledhjes së informacioneve, me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti “Rastet e posaçme të Falsifikimit të Dokumentit” dhe “mashtrim”.

Kujtojmë se shumë shpesh janë raportuar raste të tilla në Ferizaj, ku kilometrat e veturave të ndryshme janë ndërruar në qendrat e kontrollimit të automjeteve

JU REKOMANDOJMË